Posted by: isabelacocoli | December 23, 2008

Saga e dosjve ne Shqiperi, reagojnë SHBA, Këshilli i Evropës, OSBE

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

dosjetShtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë. Duke folur në konferencën e rregullt për shtyp (23 dhjetor 2008), Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmës sekretari i shtetit Daniel Frid. Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, tha ai, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditëshme në vend..

Në një deklaratë për shtypin (23 dhjetor), Sekretari i Përgjithëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, thotë se Ligji për Pastërtinë e Figurave “u miratua me nxitim… dhe vetëm faktori kohë krijon terren për shqetësim se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të rregullojë”.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkur në Tiranë, thotë në deklaratërn e saj se “ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse, dhe kushtetuese tek partnerët ndërkombëtarë përfshirë Shtetet e Bashkuara”. Shtetet e Bashkuara e OSBE-ja i bënë thirrje Parlamentit të Shqipërisë ta shtynte votimin. OSBE-ja tha se ai ngre probleme serioze kushtetuese.

 Më 22 dhjetor 2008, Parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj të debatueshëm, i cili nuk lejon të mbajnë poste publike njerëz të lidhur me policinë brutale sekrete të periudhës së komunizmit. Ligji për Pastërtinë e Figurës u miratua megjithë bojkotimin e votimit nga pothuajse gjysma e anëtarëve të Parlamentit, shumica e tyre të Partisë Socialiste. Argumenti i opozitës socialiste ishte se Kryeministri Sali Berisha do ta shfrytëzojë ligjin kundër kundërshtarëve të tij politikë. Ndërsa argumenti i përkrahësve të ligjit është se ka ardhur koha që Shqipëria të vetpastrohet nga e kaluara shtypëse staliniste nën diktaturën e Enver Hoxhës.

Dhjetra mijëra shqiptarë u ekzekutuan ose u burgosën nga Sigurimi i Shtetit, nga viti 1944 e deri në vitin 1990.

Po a kanë mbetur vallë mjaft dokumente që të evidentojnë krimet e komunizmit shqiptar në të gjitha instancat e tij vepruese për gjysmë shekulli?

Komunizmi shqiptar asgjësonte pa mëshirë çdo shprehje, sado të vogël, të lirive të individit: të fjalës, të shtypit, të fesë, të bindjeve politike, të organizimit, të lëvizjes së lirë, etj. Për të asgjësuar liritë e individit, me qëllim që të konsolidonin dhe të mbanin pushtetin me çdo kusht, komunistët shqiptarë organizuan spiunimin masiv të popullatës, institucionet e përndjekjes dhe të depersonalizimit si dhe institucionalizimin e asgjësimit, të burgosjes dhe të internimit, etj. Ky krim massiv kërkonte edhe një arkivë masive të veçantë dhe për çdo person.

Mendohet se komunizmi shqiptar mund të ketë asgjësuar një pjesë të mirë të dokumentacionit që provonte aktivitetitin e tij kriminal dhe spiunimin masiv të popullatës, sepse ai aktivitet nuk e kishte burimin vetëm në ideologjinë komuniste, por ai vinte edhe si rezultat i pushtetit të pakufizuar dhe formacionit psikopatik e kriminal të bandës drejtuese komuniste.

Në vëndet e tjera të Evropës Lindore, problemi i hapjes së dosjeve, si një hap i domosdoshëm në procesin e dekomunistizimit, si për shembull në Gjermaninë Lindore, u përballua me një moralitet të përgjegjshëm, me ndjenjën e fajit ndaj popullit dhe me përgjegjësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe vazhdimësinë e tyre. Ata i hapën dosjet që populli të kishte mundësinë të njihte dhe të dënonte krimin dhe fajtorët, sipas ligjit, sepse kështu garantohej më mirë pajtimi kombëtar për të shëruar sa më shpejt plagët e thella të krimeve të komunizmit. Koha provoi se Shqipëria është shumë larg shembullit gjermanolindor.

Hapja e dosjeve në vend që t’i shërbente pajtimit kombëtar dhe rimëkëmbjes morale të popullit dhe kombit shqiptar duket se po ndikon për të kundërtën duke i dëmtuar ato. Aq më i madh do të jetë dëmi nëse politika shqiptare e përdor “fantazmën dosje” si mekanizëm elektoral.

Është pa dyshim detyrimi i udhëheqjes shqiptare të zbulojë, pa humbur më kohë, të vërtetën e dosjeve, cilado qoftë ajo, për të mbyllur një herë e mirë një kapitull të dhimbshën dhe të hidhur në ndërgjegjen e kombit. Në qoftë se hapja e dosjeve, pas rreth 20 vjetësh operacionesh mbi to, nuk evidenton krimet e komunizmit shqiptar, që njihet si forma më barbare e komunizmit në Evropën Lindore, është udhëheqja shqiptare pas-komuniste që do të mbajë mbi vete përgjegjësinë për mos ndëshkimin e kriminalitetit, si dhe përgjegjësinë për lojën e mashtrimit dhe shantazhit lidhur me hapjen dhe mos-hapjen e dosjeve.

Vetëm hapja e dosjeve dhe jo në mënyrë selektive, do të ndihmonte në çlirimin e psikologjisë sociale të popullit shqiptar nga “fantazma dosje”.
 


Responses

  1. Ligji i Dosjeve qe u miratua ne parlament nen diktatin e stilit komunist te komunistit allademokrat Sali Ram Berishes dhe mbushjeve te tij, ne kundershtim me politikat Amerikane dhe Europiane, kurrsesi nuk duhet miratuar nga Presidenti Bamir Topi, sepse ky ligj nuk i sherben aspak Lirise e Demokracise se brishtë shqiptare por vetem diktatit komunist e pampersave te saj qe deri me sot kane ricikluar vetem parlamente e qeveri te lidhura me korrupsionin e krimin, qe deri me sot i kane bere dhe vazhdojne t`i bejne avokatine mostres komuniste dhe persekutoreve per krimet e tyre makabre te bera nder vite ndaj popullit shqiptar e me gjere. Nese ligjin per dosjet, të kritikuar nga diplomacia Amerikane dhe ajo Europiane, e firmos presidenti Bamir Topi, atehere ai vete verteton katerciperisht te qenurit produkt i komunizmit e pjese perberese e riciklimit te parlamenteve dhe qeverive te lidhura me korrupsionin dhe krimin.

    Ligji per dosjet, qe t’i sherbeje te ardhmes progresive ne te cilen bejne pjese edhe ish te denuarit e te persekutuarit politikë, duhet te kete nje studim e miratim nderkombetar si dhe nje diskutim e miratim ne popull, ndryshe me nje dirigjim e aprovim te stilit komunist, ky ligj nuk i sherben te ardhes prograsive demoktarike as edhe alenacave Amerikano-Europiane, por as nuk misheron keqardhje per ish te perndjekurit dhe te denuarit politike qe vuajten nga diktatura komuniste. Si i tille ky ligj duhet te kthehet mbrapsht ngaqe edhe bie ndesh me kushtetuten. Per kujtese Per presidentin Bamir Topi, ne BIBLA, nje Fjale e Urte e Mbretit Sholomo thote: “Mos ki zili per fatin e njerezve te keqij; mos kerko te miqesohesh me ta! Ata kane ndermend vetem krime dhe sa here te hapin gojen, dikujt i behet dem”.


Leave a comment

Categories