Posted by: isabelacocoli | January 17, 2009

Presidenca e Barak Obamës kulminacioni i një lufte të gjatë për barazi

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

barack_obama_capitolMë 20 janar 2009, një afrikano-amerikan do të bëjë betimin për postin më të lartë të vendit në shkallët e Kapitolit, një godinë e ndërtuar pjesërisht nga skllevërit, në krah të të cilës ngrihet një gjykatë, që dikur sanksionoi se zezakët nuk mund të gëzonin të njejtat të drejta me të bardhët dhe jo shumë larg monumentit të një presidenti, i cili u dha lirinë skllevërve.

Barak Obama ishte vetëm 2 vjeç kur u miratua Akti i të Drejtave Civile që ndalon dallimin racial në Amerikë, megjithatë për shumë ka qënë e paimagjinueshme zgjedhja e një presidenti zezak.

Pritet që inaugurimi i presidenti të 44-t të Shteteve të Bashkuara të karakterizohet nga po ai simbolizëm, që përshkoi fushatën e tij, që barti edhe gëzimin edhe dhimbjen e historisë. Ai pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidat i saj për president në 45 vjetorin e fjalimit “Unë kam një ëndërr” të Martin Luter Kingut. Ishte e njejta datë 53 vjet më parë, kur një djalë zezak i quajtur Emet Till u vra në qytetin jugor Misisipi nga dy burra të bardhë, ngjarje që i dha hov lëvizjes për të djejtat civile që u ishin premtuar atyre një shekull më parë.

Është pikërisht historia e dhimbshme e ndarjes raciale në Shtetet e Bashkuara që i jep një rëndësi të jashtëzakonëshme inagurimit të presidentit të parë zezak të vendit e që shënon edhe një moment kulmor në historinë amerikane, pasi tregon se sa ka përparuar vendi në aspektin e marrëdhënieve raciale. Kanë kaluar më pak se 150 vjet që kur qeveria federale për efekte taksash dhe për përfaqësimin në Kongres i konsederonte zezakët tre të katërtat e qënies njerëzore dhe vetëm 46 vjetkur guvernatori i atëhershëm i Alabamës, Xhorxh Uallas, deklaroi “ndarje raciale sot ….ndarje raciale përgjithmonë”.

Në një nga fjalimet e tij të fundit, Presidenti Xhorxh Bush u shpreh se ishte nderim për të, t’i rezervohej një karige në radhën parë të të pranishëmve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Advertisements

Responses

  1. Zgjedhja Barak Obama eshte nje zgjedhje amerikane qe duhet ta perqafoje e gjithe Bota. Barak Obames, Presidentit te 44 te Amerikes, i uroj shendet e suksese ne te mire te popullit amerikan e ne te mire te gjithe popujve neper Bote. Zoti e Bekofte presidentin si dhe te gjithe popullin Amerikan.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: