Posted by: isabelacocoli | October 15, 2009

BE i vë theksin mangësive të gjyqësorit në Shqipëri

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

EUNë raportin e 2009-s të Komisionit Evropian për Shqipërinë thuhet se pamja e përgjithshme e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me këtë vend është inkurajuese dhe Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, që hyri në fuqi këtë vit, në përgjithësi po ecën normalisht. Raporti vë në dukje një sërë arritjesh në forcimin e institucioneve demokratike, por ende mbetet shumë për t’u bërë dhe një prej aspekteve më problematike është gjyqësori.

Pavarësia e institucioneve shtetërore, sidomos e gjyqësorit, duhet të përforcohet, por pak përparim është bërë për zbatimin e reformës së gjyqësorit, thekson raporti. Përpjekjet e qeverisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit e kanë politizuar debatin dhe kanë penguar përparimin. Raporti trajton në veçanti shprëthimin e depos së municionit në Gërdec në mars të 2008. Zyra e Prokurorit të Përgjithëshëm përfudoi hetimet e saj për shpërthimin dhe akuzat ndaj 29 zyrtarëve, përfshirë ministrin e Mbrojtjes iu paraqitën Gjykatës së Lartë.

Gjyqi u shty disa herë për çështje procedurale, vë në dukje raporti, dhe gjykata vendosi në muajin shtator ta pushonte çështjen kundër ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shkak të imunitetit të tij si anëtar i parlamentit. Për të garantuar besueshmërinë në luftën kundër korrupsionit, thuhet në raportin e Komisionit Evropian, është i nevojshëm një proces i drejtë dhe transparent për të dënuar të gjithë personat përgjegjës, pavarësisht nga pozita që mbajnë.

Përsa i përket përmbushjes së kritereve politike për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian, përparimi ka vazhduar dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009 përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE-së, por Shqipëria nuk përmbushi standardet më të larta për zgjedhjet demokratike. Reporti thekson se kultura e dialogut mes partive kryesore politike degradoi para zgjedhjeve, gjë që pengoi përparimin e reformave në aspkete kyçe, si gjyqsori. Në përgjithësi, dialogy politik, një nga përparësitë themelore të partneritetit evropian, duhet të vihet në rrugë të mbarë, rekomandon raporti.

Shqipëria ka përparuar në përafrimin e legjislacionit, politikave dhe kapaciteteve të saj me standardet evropiane. Në muajin prill të 2009-s, Shqipëria paraqiti kërkesën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për përmbushjen e kësaj aspirate thuhet në raportin e Këshillit të Evropës, vendi duhet të bëjë më shumë, veçanërisht lidhur me shtetin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Raporti trajton edhe çështjen e pronësisë dhe vë në dukje se është bërë pak përparim për konsolidimin e të drejtave të pronës. Pasiguria për këto të drejta, thekson raporti, pengon zhvillimin e tregut funksional të tokës dhe i mban investimet e huaja nën potencialin që ka vendi. Komisioni Evropian vlerëson hapat e Shqipërisë drejt një ekonomie funksionale tregu, megjithëse rritja ekonomike u ngadalësua këtë vit për shkak të krizës ekonomike globale.


Responses

  1. Zonja Isabela! E vërtetë që Shqipëria po bën hapa përpara në të gjitha drejtimet. Edhe në gjyqësor dhe kudo, por si shpjegohet deklarata e Ambasadorit Uidhers: Një nga kolegët tanë, një mik i imi Z. Mero Baze u sulmua në mënyrë të PAPROVOKUAR dhe të pa fallshme. Prova për një qeverisje, për një komb është se si përgjigjet për raste të tilla. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe po përpiqet të hyjë në Bashkimin Evropian. Shqipëria duhet të provojë se është e denjë për antarsimin në këto Aleanca. Dhe unë po ju them sot se si institucionet e këtij vëndi do t’i përgjigjrn sulmit të kolegut tonë Mero Baze.

    Pra vetëm duke ndigjuar njerën pale Ambasadori e dha urdhërin. Rezultati Bizesmeni në BURG. Drejtësia, pre e urdhrave të Ambasadorit amerikan. Tani, nëpër gojë tek ata që flasin fshehurazi, thonë: Ske faj ti o Ambasador, erdhe ne Shqipëri dhe u bëre më i pasur se Rokfeleri. Zonja Isabela! A ka ligj në Amerikë për verifikim të pasurive të zyrtarëve?? Dhe në se ka, a mund t’i shikohet kjo Ambasadorit tonë. Bëjeni nuk do ju vejë mundi kot. Ju uroj shëndet ty dhe familjes tënde.


Leave a comment

Categories