Posted by: isabelacocoli | February 11, 2010

Zbulimi i një varri masiv në Malin e Dajtit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


Një bir që endet duke gërmuar për të gjetur eshtrat e babait të tij të pushkatuar gjatë viteve të rregjimit komunist në Shqipëri. Në një farë forme ai arrin t’i marrë informacion një prej anëtarëve të togës së ekzekutimit, tani në moshë të thyer, se eshtrat e një grupi njerëzish janë diku në Malin e Dajtit. Sipas artikujve të ditëve të fundit në shtypin shqiptar, të afërmit e personave të ekzekutuar thonë se bëhet fjalë për disa mijëra burra e gra të vrarë që nuk u dihet varri.

Kanë kaluar tashmë rreth 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe ende nuk janë zbardhur krimet e këtij rregjimi të urryer në atë formë që do ta çlironte shoqërinë shqiptare nga haluçinacionet e krimeve nga më të rëndat që përjetoi Evropa Lindore e Qendrore për një periudhë të konsiderueshme të shekullit të 20-të. Çështja e “varrit masiv” në Dajt po hetohet, por nga kush? Sipas shtypit shqiptar nga i biri i një prej drejtorëve të degëve të punëve të brendëshme dhe nipi i një prej ish anëtarëve të Byrosë Politike, Hysni Kapo, të dy autorë ose bashkëpunëtorë të këtyre krimeve. Read More…
Advertisements
Posted by: isabelacocoli | January 5, 2010

Sigurimi i aeroporteve në SHBA

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Administrata e Presidentit Obama bëri të ditur më 3 janar 2009 se çdo udhëtar që hyn në Shtetet e Bashkuara nga 14 vende që mbështesin terrorizmin, mes të cilëve Irani, Pakistani, Arabia Saudite, Nigeria dhe Jemeni do t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm në aeroport, përfshi edhe kontrollin trupor. Amerikanët dhe udhëtarët e tjerë që nuk vinë nëpërmjet këtyre vendeve do të kontrollohen dhe skanohen me përzgjedhje.

Masat e reja merren në përgjigje të një tentative shpërthimi në një avion të shoqërisë amerikane Northwest që udhëtonte nga Amsterdami në Detroit ditën e Krishtlindjes. Grupet e të drejtave civile janë shprehur kundër këtyre masave, duke thënë se është praktikë e gabuar që udhëtarët të trajtohen ndryshe për shkak të kombësisë së tyre. Debati përqendrohet në çështjen nëse rregulli i ri është një etiketim i padrejtë mbi baza nacionale apo një masë e zgjuar për të parandaluar terrorizmin? Read More…

Posted by: isabelacocoli | January 5, 2010

Sigurimi i aeroporteve në SHBA

Posted by: isabelacocoli | December 9, 2009

Konferenca e Kopenhagës dhe debati për ngrohjen globale

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Klimën Globale në Kopenhagë të Danimarkës (7 – 18 dhjetor 2009) me pjesëmarrjen e rreth 1500 delegatëve dhe vëzhguesve, shihet si shansi i fundit për arritjen e një marrëveshjeje që do të pasonte Protokollin e Kjotos. Shumë përkrahës të këtij protokolli kanë shkuar në Danimarkë me shpresën se do të arrihet një marrëveshje e re e zbatueshme pas 2012 për pakësimin e gazit serë në dekadat në vazhdim.
 

Ndërsa disa analistë dhe studjues mendojnë se kjo është e vështirë të arrihet, pasi Protokolli i Kjotos nuk ka patur atë sukses që duhet për t’u rinovuar, të tjerë thonë se kjo është e domosdoshme dhe plotësisht e realizueshme. Grupet e mjedisit kanë këmbëngulur se arritja e një marrëveshjeje është me rëndësi imperative edhe për vetë ekzistencën e jetës në planetin tonë. Read More…

Posted by: isabelacocoli | November 5, 2009

Le të mos harrojmë Murin e Berlinit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

East Galery, BerlinNë mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilometrash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap dhe më pas u shemb, e së bashku me të edhe sistemi komunist i Gjermanisë Lindore. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës, por veçanërisht në Evropën Lindore, ku sistemet komuniste ranë njeri pas tjetrit.

Që prej atëhere, të gjitha këto vende janë përpjekur të ballafaqojnë të kaluarën komuniste, por më e sukseshmja prej tyre ka qënë vetë Gjermania, duke filluar me hapjen e dosjeve të Stasit dhe gjykimin e udhëheqjes komuniste për krimet e kryera gjatë diktaturës. Një rol të madh pati edhe opozita gjermanolindore. Vende të tjera ende jetojnë me haluçinacionet e asaj periudhe të zymtë, pa patur kurajon civile ta dënojnë plotësisht atë dhe të bëjnë publike të vëretën e asaj që ndodhi për mëse ngjysmë shekulli dhe si e pse ndodhi. Madje, ka edhe nga ata që çuditërisht mendojnë se jeta ishte më e mirë në atë periudhë. Read More…

Older Posts »

Categories