Posted by: isabelacocoli | January 8, 2009

Bushi Obamës: Të uroj të kesh sukses

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

1bush-obama-7jan2009Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, priti më 7 janar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Barak Obama, dhe tre ish presidentët që jetojnë. Takimi ishte privat dhe u zhvillua në dhomën e bukës për rreth 90 minuta. Ky takim me pjesëmarjen e dy presidentëve republikanë dhe tre demokratë mbarte historinë e presidencës së 30 viteve të fundit, ku mungonte vetëm Ronald Regani.

Me shumë dashamirësi Presidenti Bush iu drejtua presidentit të zgjedhur Obama dhe i tha “të uroj të kesh sukses”. Bush dhe Obama shkëmbyen kortezitë e rastit me deklarata të shkurtëra.
 

 

Presidenti Bush: “Dëshiroj të falenderoj presidentin e zgjedhur që u bashkua me ish presidentët për drekë. Mesazhi im për ju, që besoj se ne të gjithë ndajmë, është, se ne duam që ju të keni sukses. Nëse jemi demokratë apo republikanë, ne preokupohemi së tepërmi dhe seriozisht për vendin tonë. Me çdo mundësi që të kemi, ne dëshirojmë të ndajmë përvojën tonë me ju. Të gjithë ne që kemi shërbyer në këtë zyrë e kuptojmë se kjo është përtej interesit të individit. Ne të gjithë ju urojmë gjithë të mirat. Po ashtu edhe vendi”. 

 

Presidenti i zgjedhur Obama: “Dëshiroj të falenderoj Presidentin për mikpritjen. Ky është një takim i jashtëzakonshëm. Të gjithë zotërinjtë e pranishëm i dinë mirë si presionin ashtu edhe mundësitë që ekzistojnë në këtë zyrë. Për mua, të kem mundësinë të dëgjoj, të marr këshilla të mira dhe të jem në shoqërinë e këtyre individëve është një ngjarje e jashtëzakonshme. Që të gjithëve u jam shumë mirënjohës. Përsëri, ju felenderoj Zoti President, për pritjen që na bëni”.

 

Po t’i hedhim një sy historisë së presidencës amerikane, duke filluar që nga fushata paraelektorale, madje edhe më parë, e deri tek konfirmimi i fituesit, duket qartë se ky ishte një grup rivalësh, që edhe pse kishin shkëmbyer deklarata të ashpëra në adresë të njeri tjetrit, lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe u mblodhën për të ndarë eksperiencën dhe për t’i ofruar këshillat e tyre presidentit të zgjedhur, Barak Obama.

 

Në këtë shoqëri interesante ishin: Xhimi Karter, i cili kohë e fundit e cilësoi presidencën Bush “më të keqen në histori”. Bill Klinton, i cili gjatë pjesës më të madhe të karierës së tij politike ka kritikuar ‘dinastinë e familjes Bush’. Xhorxh Herbert Uokër Bush, i ati i Presidentit, i cili dikur e quajti Klintonin ‘klloun’, duke thënë se edhe qeni i tij, Milli, dinte më shumë rreth politikës së jashtme se sa Klintoni. 

 

Presidenti i zgjedhur Obama ka ndjekur shembullin e Abraham Linkolnit, që kishte rreth vetes një “grup rivalësh”, kur zgjodhi rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton, për postin e Sekretarit të Shtetit dhe ka deklaruar se do të jetë i hapur për diskutime idesh me republikanët.

 

Sipas këshilltarëve demokratë, zoti Obama ia sugjeroi këtë drekë Presidentit Bush gjatë takimit të tyre të parë në ditët e para pas fitores së tij historike në nëntor. Ky ishte takimi i parë në Shtëpinë e Bardhë i të gjithë presidentëve që jetojnë, që nga nga 8 tetori i vitit 1981, kur presidenti Ronald Regan organizoi një koktej dhe darkë me Karterin, Xherald Fordin dhe Riçard Niksonin. 

 

A ekziston një frymë e ngjashme bashkëpunimi gjatë ndryshimit të administratave në vendet tuaja?

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: