Posted by: isabelacocoli | May 11, 2009

Çfarë duhet bërë me 12 milion imigrantë të paligjshëm në SHBA?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

immigration_graphic_genericPër shumë çështje, Presidenti Barak Obama ka vepruar me shpejtësi për të përmbushur premtimet që bëri gjatë fushatës, por për reformën e imigracionit ai është matur dukshëm. Më 29 prill, në konferencën e shtypit për 100 ditët e tij të para në detyrë, zoti Obama, bëri të ditur një ndryshim të theksuar në zbatimin e politikës së imigracionit, dhe pikërisht vënien në shënjestër të punëdhënësve dhe jo të punëtorëve pa dokumente.

Presidenti Obama ka bindjen se sistemi liberal amerikan i imigracionit mund të përmirësohet vetëm duke lënë mënjanë politikën dhe duke ofruar një zgjidhje të plotë që përfshin sigurimin e kufijve, zbatimin e ligjeve dhe riafirmimin e trashëgimisë së Shteteve të Bashkuara si një vend imigrantësh. Presidenti beson gjithashtu se politika amerikane e imigracionit duhet të lidhet ngushtë me interesin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, si dhe me interesat më të mira të punonjësve amerikane.

Më specifikisht, plani i Presidentit Obama përfshin: (1) Kontroll më të fortë të kufijve, duke investuar për shtimin e patrullës kufitare, përmirësimin e infrastrukturës dhe teknologjisë në pikat tokësore dhe detare të kalimit. (2) Riorganizimin e administratës së imigracionit dhe lehtësimin e imigracionit të ligjshëm, me qëllim që familjet të qendrojnë të bashkuara. (3) Eliminimin e stimujve për hyrjen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, duke ndaluar punëdhënësit të marrin në punë njerëz pa dokumente dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjin. (4) Lejimin e imigrantëve pa dokumente që të paguajnë një gjobë, të mësojnë anglisht, të regjistorhen dhe të presin radhën për t’u bërë shtetas amerikanë. (5) Nxitjen e zhvillimit ekonomik në Meksikë për të ngritjen e standardit të jetesës në atë vend, që kufizon imigrimin ilegal.

Shumë njerëz, përfshirë edhe ligjvënës amerikanë, mendojnë se sistemi liberal i imigracionit mund të koregjohet me një paketë gjithëpërfshirëse reformash që do të miratohej pa vonesë nga Kongresi. Por kjo nuk është një çështje e lehtë për t’u zgjidhur dhe ka qënë tradicionalisht një prej atyre që i ka ndarë partitë politike. Madje për këtë çështje nuk ka as edhe një qendrim të shumicës. Rreth një e treta e amerikanëve mbështesin një ligj për t’u hapur rrugën imigrantëve të paligjshëm që të bëhen shtetas, një e treta tjetër janë kategorikisht kundër, ndërsa një e treta e fundit nuk kanë një qendrim të prerë, ata e pranojnë se status quoja nuk është përshtatëshme dhe duan një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por nga ana tjetër janë të irituar me qeverinë që nuk ka ndalur imigracionin e paligjshëm.

Por problemi kryesor është se si të trajtohet statusi i rreth 12 milionë punonjësve pa dokumente që ndodhen në Shtetet e Bashkuara me ligjet aktualisht në fuqi.

Nesti, një nga diskutantët në Blogun tonë, sugjeron legalizimin e tyre duke argumentuar se ai do të zhbllokonte fonde të konsiderueshme te me se 6 milion nga 12 milion prej tyre, do të permirësonte imazhin e Shteteve të Bashkuara shume shpejt dhe se këta imigrantë do të shërbenin si element nxitës në se investitorët duan të investojnë, pasi kostoja e punës së gjallë që sot është e lartë, vetëm kështu bëhet atraktive në atë treg, në të kundërt edhe investimet nuk do të jenë me fluks të lartë, etj.

Ftojmë Nestin të argumentojë “etj.” dhe diskutantë të tjerë të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre për politikën amerikane të imigracionit, pavarësisht nëse jetojnë ose jo në Shtetet e Bashkuara.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: