Posted by: isabelacocoli | March 20, 2009

Pse shqiptarët portretizohen negativisht në filmin “Taken”?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


taken_movieFilmi “Taken” (Rrëmbimi) i regjisorit francez Pierre Morel me skenar të skenaristit dhe regjisorit francez Luc Besson dhe skenaristit amerikan, Robert Mark Kamen, që vazhdon të shafaqet në kinematë amerikane, përmban një mesazh të fuqishëm për prindërit, pavarësisht nga vendet dhe kombësitë, që t’i mbajnë fëmijët brenda rrezes së kontrollit të tyre në një botë ku trafikimi i qënieve njerëzore, si krim i organizuar, është bërë një problem tejet rënqethës social, në më të shumtën e rasteve me pasoja traumatike shumë dimensionale.

Për shikuesin shqiptar ky film përmban edhe një element tjetër, jo më pak shqetësues, që të le një shije të hidhur, pjesëmarrjen e shqiptarëve në krimin e organizuar ndërkombëtar.


Ish agjenti i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, CIA, Bryan Mills (Liam Neeson) vendoset në Los Anxhelos për të qënë pranë të bijës së tij të përkëdhelur 17-vjeçare Kim (Maggie Grace), e cila bën një jetë luksoze pasi ish gruja e tij Lenore (Famke Janssen) martohet me biznesmenin e pasur Stuart (Xander Berkeley). Kim do të kalojë verën duke ndjekur nëpër Evropë kompleksin U2, megjithëse i jati nuk është aspak dakord, pasi i di mirë rreziqet që i kanosen një vajze të pasur amerikane në një turne të tillë. Nën presionin e Lenore-s, Bryan pranon me hezitim ta lejojë të bijën të shkojë në Evropë me shoqen e saj të shkollës, Amanda (Katie Cassidy).


Kur Kim dhe Amanda mbërrijnë në Paris, ato implikohen në një flirt të vogël me një francez dhe marrin taksinë së bashku. Ky individ qëllon që punon me një grup kriminal shqiptar me një rrjet prostitucioni që u shet gra klientëve të tij të pasur që paguajnë më shumë. Kim është në telefon me të atin kur rrëmbyesit hynë në apartamentin e saj. Bryan arrin t’i janë udhëzime të bijës se si të veprojnë në situatën e krijuar dhe e paralajmëron se do ta rrëmbejnë para se një gjë e tillë të ndodhë.


Ai i thotë të bijës që ta lerë telefonin hapur dhe të bërtasë me zë sa më të lartë, duke thënë gjatësinë trupore, ngjyrën e flokëve dhe gjithçka tjetër që të mundet për t’i dhënë atij sa më shumë informacion me qëllim që të ketë sa më shumë të dhëna për ta shpëtuar të bijën. Kur kryebanditi merr telefonin, Bryan i thotë se nuk ka para për t’i dhënë në se ky është kusht për lirimin e vajzave, por “kam fituar aftësi të veçanta gjatë një kariere të gjatë, të tilla që i bëjnë njerëz si unë të tmerrshëm për ty…. Unë do të të kërkoj, do të të gjej dhe do të të vras”. Ndërsa rrëmbyesi i përgjigjet “fat të mbarë”.


Pa humbur kohë, Byan i hipën një avioni privat të Stuart-it dhe shkon në Paris. Me ndihmën e një ish bashkëpunërit të tij në zbulimin francez, Jean-Claude (Olivier Rabourdin) dhe një përkthyesi shqiptar (Goran Kostiç), Bryan gjen dhe shkatërron bazën e rrëmbyesve para se të kapë kryebanditin Marko (Arben Bajraktaraj) dhe grupin e tij. Pastaj Bryan mëson se një farë Patrice St. Clair (Gerard Watkins) ia ka shitur vajzën një sheiku arab në Lindjen e Mesme që e çon atë në haremin e tij. Pa pikën e mëshirës, Bryan e spastron Parisin nga kriminelët shqiptarë deri sa arrin ta shpëtojë të bijën.


Cili është mendimi juaj: A janë shqiptarët një zgjedhje rastësore për skenaristët, është çështje stigmatizimi, apo sjelljet e një pjese të imigrantëve shqiptarë i kanë dhënë shkas këtij imazhi?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: