Posted by: isabelacocoli | March 4, 2009

Plani i Presidentit Obama për stimulimin e ekonomisë objekt debatesh

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


obama-signsKongresi amerikan miratoi kohët e fundit paketën ekonomike të Presidentit Barak Obama me një shumë prej rreth 787 miliardë dollarësh, që përfshin shpenzime të reja dhe shkurtime taksash. Akti Amerikan për Përtëritjen dhe Riinvestimet synon stimulimin e ekonomisë duke ruajtur dhe krijuar vende pune, ndihmën për të papunët dhe ata pa sikuracione, asistencën për buxhetet e shteteve, ndërkohë që parashikon investime në infrastrukturë, arsim, shkencë, shëndetësi dhe në sektorin e energjisë për burime alternative.


Veç kësaj pakete stimuluese, qeveria ka ndërhyrë duke dhënë miliarda dollarë për të shpërtuar nga falimentimi banka e shoqëri sikuracionesh, ose ka ndërmjetësuar që institucione të ndryshme financiare në pozita më të mira të blejnë institucione në vështirësi. Krahas këtyre ajo ka marrë nën kontroll për periudha të pacaktuara institucioneve financiare që parashikonte se do të përfundonin me bilanc negativ.


Madje, më 4 mars 2009, Administrata Obama shpalli një program të ri që synon të ndihmojë 9 milionë huamarrës të kenë shtëpitë e tyre. Mes tyre janë ata që do të rifinancojnë huatë, për të paguar një këst më të përballueshëm mujor që të mos i humbasin shtëpitë, si dhe blerës të rinj, që përpiqen të kenë shtëpinë e tyre.


Kriza ekonomike në Shtetet e Bashkuara filloi pikërisht për shkak të problemeve në tregun e banesave dhe të dhënat e publikuara në fillim të muajit mars tregojnë se ky sektor vazhdon të jetë në vështirësi të mëdha. Shoqata Kombëtare e Sekserëve thotë se numri i shitjeve të shtëpive ra 7.7 përqind në muajin janar në krahasim me një muaj më parë duke arritur nivelin më të ulët në 8 vjet. Edhe tregjet e aksioneve kanë humbur mbi 30 përqind të vlerës që nga muaji janar, duke rënën nën nivelin e vitit 1996. Po ashtu shitjet e firmave amerikane të prodhimit të makinave kanë rënë rreth 5o përqindm krahasuar me një vit më parë.


Në përpjekje për të mbrojtur para një komisioni të Kongresit masat e shpalluara nga qeveria në përgjegje të kësaj gjendjeje, Kreu i Rezervës Federale, Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, tha më 3 mars 2009, se është koha për veprime energjike për të rigjallëruar ekonominë, edhe nëse kjo nënkupton një rritje të madhe të borxhit qeveritar. Ai theksoi se nëse nuk veprohet, kjo mund të çojë në shkurtim të vendeve të punës, të prodhimit dhe të të ardhurave për një periudhë të gjatë.


Presidenti Barak Obama propozoi kohët e fundit një buxhet i cili rrit deficitin në rreth 1,7 trilion dollarë, pjesërisht sepse financon programe që synojnë shtimin e vendeve të punës dhe stimulimin e kreditit bankar. Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner e mori në mbrojtje planin e buxhetit gjatë dëshmisë së tij po më 3 mars para komisionit të Kongresit. Ai tha se plani i shpenzimeve do të nxisë rritjen ekonomike të vendit në masën 1 përqind për këtë vit dhe më tepër në vitin 2010. Por buxheti i Presidentit Obama ka shumë të ngjarë të ndeshë në një rrezistencë të ndjeshme në Kongres, veçanrisht nga republikanët, për shkak të propozimeve kundërthënëse për kujdesin shëndetësor, taksat dhe ngrohjen globale.


Në këtë situatë, grupet konservatore në Shtetet e Bashkuara po e etiketojnë planin e shpenzimeve masive të Presidentit Obama si praktikë “socialiste”, madje duke i akuzuar demokratët se po përpiqen ta ideologjizojnë gjendjen me synimin për të ndryshuar infrastrukturën shoqërore të vendit në “socializëm”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: