Posted by: isabelacocoli | February 12, 2009

Një skandal tjetër me pronësinë, ndërtimet dhe investimet në Shqipëri

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

riviera-shqiptareDitët e fundit në Shqipëri është rihapur përsëri çështja e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare Sarandë-Vlorë. Debatet marrin shkas nga një hetim i brendshëm i Bankës Botërore që ra në duart e gazetarëve. Ai që duhet të kishte qënë një projekt i sukseshëm turistik, në një prej zonave më tërheqëse, e që mendohej t’i sillte të ardhura vendit nga turizmi, është kthyer në një skandal tjetër, që ka përfshirë dy qeveri dhe Bankën Botërore.

 

Projekti fillestar është miratuar në qershor të vitit 2005. Një fjali e vetme do të bëhej burimi kryesor që do të implikonte Bankën Botërore dhe pikërisht se qeveria shqiptare ishte dakort të mos prishte ndërtimet e paligjshme para se të gjente rrugë e forma të tjera për të sistemuar personat e prekur. Kjo ka bërë që hetimet e tanishme, sipas vetë komisionit të Bankës Botërore, të jenë më të vështirat në historinë mbi 14 vjeçare të Komisionit të Inspektimit. Edhe pas hetimeve të gjata e raportit prej mbi 100 faqesh, ende mbetet pa përgjigje pyetja se si u përfshi kjo fjali në projektin për zhvillimin e zonës bregdetare në Shqipëri.

 

Zyrtari më i lartë i Bankës për çështjet juridike, në një raport tjetër, më të shkurtër, përpiqet të sqarojë se përfshirja e Bankës në prishjen e shtëpive në Jalë ka ardhur si rezultat i konfuzionit, paqartësisë, neglizhencës, madje edhe mungesës së disa zyrtarëve të lartë të Bankës gjatë miratimit të projektit meqë ata ishin me leje.

 

Raporti i Komisionit të Inspektimit synon të shpjegojë rolin që ka luajtur Banka Botërore në prishjen e shtëpive nga pala shqiptare. Në të vihet në dukje se urdhëri për prishjen e shtëpive në Jalë ëshë dhënë nga koordinatori shqiptar i projektit. Ndonëse në raport nuk jepet emri i zyrtarit shqiptar, ai është Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Berisha, i cili duke përdorur emrin e Bankës Botërore, dhe siç mund të mendohet, lidhjet e tij me kreun e qeverisë, vuri në lëvizje policinë ndërtimore për t’i prishur në kohë rekord ndërtimet e paligjshme. Nga ana e tij Kryeministri Berisha thotë se qeveria e tij ka marrë masa që investimi të mos binte ne duart e “mafies së tokës” dhe fajëson për situatën e krijuar “fraksione” brenda Bankës Botërore, por pa i përcaktuar se çfarë përfaqësojnë ato.

 

Në Shqipëri ndërtimet e paligjshme kanë qënë për një kohë të gjatë normë dhe jo përjashtim. Por zelli i treguar në Jalë dhe në zonat e tjera bregdetare nuk është parë gjetkë. Madje qeveria Berisha ka miratuar një ligj për t’i legalizuar ndërtimet e paligjshme. Banorët e Jalës thonë se 12 ndërtimet e tyre, që u prishën, ishin bërë pa leje, por ishin ngritur në tokat e tyre të trashëgura dhe me fondet e familjes të siguruara përmes punës së tyre.

 

Përse u prishën ndërtimet e paligjshme në Jalë? A ka patur dikush synime përfitimi? A ishte prishja e tyre një përpjekje për të mos lejuar mbushjen e bregdetit me ndërtime të ngjashme pa leje? Këto janë pyetje për të cilat sot ende nuk ka përgjigje. Raporti i Komisionit të Inspektimit thotë se hetimi për korrupsion nuk ishte pjesë e mandatit të punës së tij, por thekson se kjo pistë e mundshme i është referuar zyrës së Bankës për Integritetin Institucional.

 

Vetë banorët e prekur fajësojnë qeverine shqiptare dhe Banken Boterore për prishjen e ndërtimeve dhe kërkojnë dëmshpërblim për ndërtesat që u janë shembur. Qeveria shqiptare ka pohuar se veprimi i policisë ndërtimore ka qenë i bazuar në ligj. Banka Botërore do të mblidhet më 17 shkurt për të shqyrtuar raportin. A do të vendosë ajo t’i dëmshpërblejë banorët?

Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë forum me komentet tuaja.

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: