Posted by: isabelacocoli | January 20, 2009

Inaugurimi i Barak Obamës ngjarje historike

obama_swering-in-20jan2009Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të punojnë së bashku për të përballuar sfidat me të cilat ndeshet vendi i përfshirë në dy luftra në këto momente krize ekonomike.

Pas betimit Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara iu drejtua mbi një milion të pranishmëve që ishin mbledhur në Parkun Kombëtar në Uashington për të dëgjuar fjalimin e tij më 20 janar 2009.

ap_obama_speech_capitol_20jan09_eng_175Zoti Obama tha në fjalimin e inaugurimit se vendi po ndeshet me një krizë ekonomike të shkaktuar nga etja për fitim dhe dështimi kolektiv për të marrë vendime të vështira. Gjendja e ekonomisë, tha ai, kërkon veprime të shpejta e të guximshme, për të hapur vende të reja pune dhe për të hedhur themelet e një zhvillimi të ri ekonomik.

Për politikën e jashtme, Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të luajnë përsëri rol udhëheqës dhe të bashkëpunojnë me botën. Shtetet e Bashkuara, tha ai, po kërkojnë rrugë të reja për të sjellë përparim në botën myslimane, bazuar në interesin dhe respektin reciprok.

uashington_mall-20jan20091Ish presidenti Xhorxh Bush i la një dosje Presidentit Obama në tavolinën e punës të Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë ditën e dorëzimit të postit presidentit të ri.

Nga i gjithë vendi, amerikanët u dyndën më 20 janar në kryeqytetin Uashington, për të parë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara. Barak Obama zë vendin e tij në historinë e Amerikës si presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: