Posted by: isabelacocoli | January 9, 2009

CPJ: Përndjekja e gazetës TemA duhet të ndalet

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

cpj11 Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve shqiptare më 9 janar 2009 që të ndërpresin përndjekjen e gazetës “TemA”, të lejonë gazetarin Mero Baze të kthehet përsëri në ndërtesë, dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Nina Ognianova, drejtuese e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore, i tha Zërit të Amerikës, se zhvillimi i ngjarjeve me gazetën “TemA” ngre pikëpyetje serioze dhe kërkon hetime të hollësishme dhe transparente.

Pothuajse menjëherë pasi zoti Baze filloi botimin e një seri artikujsh kritikë, në të cilët ngrinte akuza për korrupsion në qeverinë e Kryeministrit Berisha, Kryeministri i kërkoi atij të largohej nga mjediset e një ndërtese qeveritare që i ishte dhënë më parë me qera po nga qeveria. Një javë pas këtij urdhëri, vazhdon renditjen e ngjarjeve Ognianova, zotit Baze i digjet makina, incident për të cilën policia tha se ishte aksidentale dhe rezultat i një qarku të shkurtër në makinë, ndërsa tani policia ka hyrë në mjediset e gazetës, duke u përpjekur ta nxjerrë gazetarin jashtë. Këto ngjarje janë patjetër shqetësuese. Ato pengojnë botimin e gazetës dhe rrjedhimisht pengojnë përhapjen e informacionit në audiencën shqiptare.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, u bën thirrje autoriteve të Shqipërisë të mos pengojnë më tej punën e gazetës “TemA”, të lejojnë gazetarin të kthehet përsëri në ndërtesë, si dhe të ndalin përndjekjen e gazetës dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre. Në vend që autoritet të bëjnë gjithë këto përpjekje për të ndërprerë punën e gazetës, thekson Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ato duhet patjetër të hetojnë incidentin e shpërthimit të makinës së zotit Baze.

Edhe shoqatat e gazetareve dhe drejtues te mediave shqiptare, zhvilluan më 9 janar nje protestë në Tiranë kundër masave të policisë për të penguar gazetarët e gazetës “TemA” qe te hynin ne redaksinë e tyre.

Çfarë tregon gjithë kjo histori për lirinë e shtypit në Shqipëri?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: