Posted by: isabelacocoli | December 10, 2008

Guvernatori i Ilinoit Blagojeviç tenton “të shesë” vendin e Barak Obamës në Senat

Guvernatori Rod Blagojeviç

Guvernatori Rod Blagojeviç

Guvernatori demokrat i Ilinoit, Milorad ‘Rod’ Blagojeviç, doli para gjykatësit në mbasditen e 9 dhjetorit 2008 për t’iu shqiptuar akuzat për korrupsion. Ai u lirua më pas me kusht, pasi iu mor edhe pasaporta, kundrejt një shume prej 4500 dollarësh.

Në një kthesë tronditëse në politikën e Ilinoit, agjentët federalë amerikanë arrestuan më 9 dhjetor 2008 Guvernatorin Milorad ‘Rod’ Blagojeviç për korrupsion, mes të tjerash për tentativën që të ‘shiste vendin’ e hapur nga presidenti i zgjedhur, Barak Obama, në Senatin e Shteteve të Bashkuara. U arrestua gjithashtu edhe shefi i personelit të tij, Xhon Harris.

Prokurori Patrik Fitcxherald tha se hetuesit vepruan për t’i dhënë fund ‘spirales së krimeve’ të korrupsionit. Prokurori Fitcxherald tha se hetuesit kishin kapur biseda telefonike që implikonin drejtpërdrejt Guvernatorin Blagojeviç.

Prokurori Patrik Fitcxherald flet në konferencën e shtypit, 9 dhjetor 2008

Prokurori Patrik Fitcxherald flet në konferencën e shtypit, 9 dhjetor 2008

“Veprimi më irritues i Guvernatorit Blagojeviç, sipas ankesës, është tentativa e tij për të shitur një vend në Senat, për të cilin ai kishte të drejtën ekskluzive për të emëruar dikë që do të zëvendësonte presidentin e zgjedhur, Barak Obama”

Ai akuzohet gjithashtu se kishte pezulluar fondet shtetërore për blerjen e një fushe bejzbolli, pronë e kompanisë “Tribune”, kompania që zotëron edhe gazetën “Chicago Tribune”. Blagojeviç dhe shefi i tij i personelit, Xhon Harris, akuzohen se u kanë bërë presion pronarëve të kompanisë “Tribune” të pushonin anëtarë të bordit redaksional si shkëmbim për zhbllokimin e fondeve nga Autoriteti Financiar i Illinoit. Anëtarët e këtij bordi e kishin kritikuar shpesh administratën Blagojeviç dhe kishin kërkuar shkarkimin e tij. Edhe paraardhësi i Blagojeviçit në postin e Guvernatorit të Ilinoit, Xhorxh Rajan, u dënua për korrupsion në vitin 2006 dhe aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet e gjysmë burgim.

Po në vendet tuaja si vepron drejtësia ndaj korrupsionit në qarqet politike? Diskutoni me ne. Përgjegjet tuaja do t’i publikojmë në këtë Blog dhe do t’i transmetojnë në programin e Zërit të Amerikës, DITARI.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: