Posted by: isabelacocoli | November 24, 2008

Kompensimi i shtetasve shqiptaro-amerikanë për pronat e konfiskuara

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Mauricio Tamargo, DOJKoncepti i pronësisë mbi tokën në ligjin anglo-amerikan e ka origjinën në sistemin feudal në Angli. Ky koncept është i mishëruar në sistemin aktual të ligjeve për pasuritë e paluajtëshme në Shtetet e Bashkuara. Pronësia mbi tokën dhe objektin e ngritur mbi të është e përjetëshme ose deri në transferimin e pronësisë, nëpërmjet trashëgimisë ose shitjes.

“Nën të gjithë ne është toka”, thuhet në hyrjen e Kodit të Etikës dhe të Standardeve të Praktikës së shit-blerjes së pasurimeve të paluajtëshme të Shoqatës Amerikane të Sekserëve, shoqata më e madhe në Shtetet e Bashkuara. “Në përdorimin e saj me zgjuarsi dhe në shtritjen e gjerë të pronësisë varet ekzistenca dhe zhvillimi i institucioneve të lira dhe qytetërimit tonë”.

Janë pikërisht këto koncepte në themel të kushteve që qeveria amerikane u vuri qeverive të vendeve ish komuniste për normalizimin ose vendosjen e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara. Për shembull, lidhur me Shqipërisë, ashtu si dhe me vende të tjera, Komisioni i Departamentit amerikan të Drejtësisë për pronat e shtetasve amerikanë në vende të huaja, krijoi programin për kompensimin e shtetasve amerikanë pronat e të cilëve ishin konfiskuar nga qeveria shqiptare para vitit 1995.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, i tha Zërit të Amerikës para pak kohësh Kryetari i këtij komisoni Mauricio Tamargo, qeveria shqiptare ra dakord të paguante një shumë parash për kompensimin e këtyre ish pronarëve, qoftë kur ata banojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Shuma është përckatuar në bazë të standatdeve ndërkombëtare të konvertimit të vlerës së përgjithëshme të pronave që u përkasin shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare.

Për të përfituar nga ky program, prona e shtetasit amerikan duhet të ketë qënë marrë nga një qeveri e huaj, individi duhet të ketë qënë shtetas amerikan kur prona e tij është konfiskuar ose dëmtuar, dhe prona nuk i është kthyer ose kompensuar familjes në ndonjë formë tjetër.

Vlera e kompensimit llogaritet sipas normave ndërkombëtare dhe Pronari kompensohet në bazë të vlerës së pronës në kohën e konfiskimit. Në bazë të ligjit ndërkombëtar të kompensimit, kësaj vlere i shtohet një interes bazë prej 6% në vit”.

E gjithë praktika e Komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë që kanë humbur pronat në shtetet e huaja është e arkivuar dhe e hapur për publikun. Për këtë komisoni ka faqen e tij të Internetit http://www.usdoj.gov/fcsc me informacionin që u duhet individëve të interesuar në këtë program, ku ka publikuar edhe rastet që ka marrë në shyrtim. Po ashtu komisioni jep informacion edhe nëpërmjet emejlit info.fcsc@usdoj.gov, si dhe me telefon në numrin 202-616-6975.

Në Shqipëri problemet e pronave mbeten ende të pazgjidhura, edhe pothuajse 20 vjet pas rënies së regjimit komunist. Kjo pengon zhvillimin e mirëfilltë të marrëdhënieve të pronësisë dhe i bën investitorët e huaj të hezitojnë të ndërmarrin projekte zhvillimi atje. Ju mund të na shkruani për përvojën dhe mendimet tuaja mbi çështjen e pronave dhe pronësinë në Shqipëri.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: