Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington
Në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilometrash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap dhe më pas u shemb, e së bashku me të edhe sistemi komunist i Gjermanisë Lindore. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës, por veçanërisht në Evropën Lindore, ku sistemet komuniste ranë njeri pas tjetrit.
Që prej atëhere, të gjitha këto vende janë përpjekur të ballafaqojnë të kaluar komuniste, por më e sukseshmja prej tyre ka qënë vetë Gjermania, duke filluar me hapjen e dosjeve të Stasit dhe gjykimin e udhëheqjes komuniste për krimet e kryera gjatë diktaturës. Vende të tjera ende jetojnë me haluçinacionet e asaj periudhe të zymtë, pa patur kurajon civile ta dënojnë plotësisht atë dhe të bëjnë publike të vëretën e asaj që ndodhi për mëse ngjysmë shekulli dhe si e pse ndodhi. Madje, ka edhe nga ata që çuditërisht mendojnë se jeta ishte më e mirë në atë periudhë. Read More…
Në raportin e 2009-s të Komisionit Evropian për Shqipërinë thuhet se pamja e përgjithshme e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me këtë vend është inkurajuese dhe Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, që hyri në fuqi këtë vit, në përgjithësi po ecën normalisht. Raporti vë në dukje një sërë arritjesh në forcimin e institucioneve demokratike, por ende mbetet shumë për t’u bërë dhe një prej aspekteve më problematike është gjyqësori.
Qytetari më i famshëm në botë i Çikagos, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është vënë në krye të përpjekjeve që qyteti të mirëpresë Lojrat Olimpike verore të 2016. Zoti Obama merr pjesë më 2 tetor 2009 në takimin e Komisionit Ndërkombëtar Olimpik në Kopenhagë në mbështetje të Çikagos për t’u bërë mikpritësi i këtyre lojrave. Vendimi i tij për të qënë presidenti i parë amerikan që mban fjalim para Komisionit Olimpik është një nder i madh për lëvizjen olimpike, por një mbështetje edhe më e madhe për Çikagon.
Në një incident të pazakontë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, i la të habitur shumë vëzhgues kur i tha “ti gënjen” Presidentit
Me një gjuhë të ashpër dhe aspak të rezervuar, ish zv/presidenti i Shteteve të Bashkura, Richard Cheney, akuzoi Presidentin Barack Obama se po krijon “një precedent të tmerrshëm” me fillimin e hetimeve “tejet tendencioze, me motive politike ndaj administratës paraardhëse” dhe tepër të dëmshëm për sigurimin kombëtar amerikan. Analistët thonë se me këto kritika zoti Cheney vuri në diskutim aftësinë e zotit Obama për të qënë komandat i përgjithëshëm i forcave amerikane. Administrata Obama nuk ka reaguar ndaj kritikave të ish zv/presidentit.